Reagimi i presidencës: Vendimi nul, nuk intimidohet nga mafia ndërkombëtare

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 19:44 | Aktualitet

Menjëherë pas ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit, ka reaguar dhe zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Blushi ka njoftuar se procesi nuk do të njihet dhe presidenti do të vijojë detyrën deri në përfundim të mandatit. “Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit. Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul. Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje sovraniteti. Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e tij për atë që do të ndodhë në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos