Sezoni turistik, operatorët pesimistë, rajoni më agresiv

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 17:16 | Aktualitet
Sezoni turistik, operatorët pesimistë, rajoni më agresiv

Rajoni po “rrëmben” turistët besnikë të Shqipërisë. Operatorët turistikë deklarojnë se politikat agresive që po ndjekin fqinjët në industrinë e turizmit kanë bërë që vizitorët e huaj të qasen drejt destinacioneve të tyre, ndërsa deklarojnë se turizmi këtë vit do të mbështetet kryesisht nga shqiptarët e Kosovës dhe emigrantët. 

Sipas operatorëve turistikë paqartësitë lidhur me protokollet që do të zbatohen si dhe vonesat në hapjen e rrugëve ajrore po e çojnë industrinë turistike drejt kolapsit. 

Sezoni turistik këtë vit është parashikuar të zgjasë deri më 15 Nëntor, si një mënyrë për të rikuperuar humbjet që ka pësuar ky sektor për shkak të pandemisë koronavirus.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos