
Zv. Presidenti amerikan Mike Pence gjatë një ceremonie deklaroi se tha se demokratët ishin përpjekur pa sukses, të shkarkonin presidentin amerikan, pasi nuk duan që ai të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Demokratët i kaluan 3 vitet e fundit nga njëri hetim tek tjetri. Këta demokratë që nuk kanë asgjë për të bërë, miratuan akuzat për shkarkim dhe nisën një gjyq të njëanshëm, në një përpjekje të turpshme për të përmbysur vullnetin e popullit amerikan”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, duke shtuar se besonte që demokratët “ u përpoqën ta shkarkonin presidentin pasi e dinë qe nuk mund ta mundin dot atë në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020-të”.
Ditën e djeshme, Senati amerikan votoi kundër shkarkimit të presidentit Donald Trump për akuzat e abuzimit me pushtetit dhe atë të pengimit të punës së Kongresit.
52 senatorë votuan kundër shkarkimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe 48 të tjerë e shpallën atë “fajtor” për akuzën e abuzimit me pushtetin. Për shkarkimin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë duheshin 2/3 e votave të senatorëve. (A2 Televizion)