Real Madrid bën zyrtare blerjen e tretë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 20:51 | Futboll

Pas Nikola Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen e tretë për sezonin 2019-2020.

Ferland Mendy është lojtari i ri i madrilenëve, i blerë nga Lyon për 48 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Mbrojtësi francez i krahut të majtë ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

Mendy ishte një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin francez sezonin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos