
Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti Valencian vetëm pas serisë së 11-metërshave, duke pritur në finale fituesin e çiftit Betis-Barcelona.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh, me një gol të Karim Benzema, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar vetë, në minutën e 39.
Valencia barazoi sapo nisi pjesa e dytë, me anë të Linos, barazim që mbeti në fuqi në 90 minutat e lojës së rregullt, plus 30 minutat e shtesës.
Në serinë e 11-metërshave, Reali u tregua i saktë, ndërsa Comert dhe Gaya humbën goditjen e tyre, duke kualifikuar madrilenët në finale. (A2 Televizion)