
Dani Alves është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë, në një klub nate në Spanjë.
Gjithçka ka ndodhur të premten e 30 dhjetorit, kur braziliani ishte me pushime dhe po argëtohej në një nga klubet e natës në Barcelonë.
Sipas vajzës spanjolle, futbollisti e kishte prekur në vende intime pa dëshirën e saj. E tronditur, ajo lajmëroi mënjëherë policinë që nisi hetimet për brazilianin.
Vetë 39-vjeçari deklaroi se nuk e njihte vajzën në fjalë, duke mohuar gjithçka.
Shumë shpejt, Dani Alves do të dalë para gjykatës për të dhënë versionin e tij. (A2 Televizion)