Nisi aksionet e dy golave, Kristjan Asllani “lojtari i ndeshjes” për Interin

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 10:17 | Futboll
Nisi aksionet e dy golave, Kristjan Asllani “lojtari i ndeshjes”

Në aktivizimin e parë si titullar në më tepër se dy muaj e gjysmë, Kristjan Asllani u shpall “Lojtari i Ndeshjes” për Interin.

Lojtari shqiptar shkëlqeu në mesfushën e zikaltërve, duke mbajtur gjithmonë lojën nën kontroll, teksa aksionet e dy golave të triumfit të skuadrës nisën pikërisht nga këmbët e tij.

Shifrat e Asllanit përballë Parmës ishin mbresëlënëse. Talenti kuqezi e preku topin 141 herë, duke dhënë 96 për qind të pasimeve të sakta.

Ai fitoi 4 nga 5 duelet ku u përfshi në mesfushë, teksa ishte vendimtar në suksesin e Interit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos