
Duket se do të qëndrojë e hapur deri në fund gara për titullin kampion në La Liga të Spanjës.
Real Madrid fitoi me rezultatin 2-0 ndeshjen përballë Osasunës, për të qëndruar në gjurmët e Atleticos, e cila kishte fituar më herët në përballjen me Elche.
Ndeshja u zgjidh vetëm në fraksionin e dytë të saj me Realin që gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Militao dhe Casemiro në minutën e 76 dhe 80.
Tashmë pas 34 javësh kampionat Atletico Madrid renditet në vend të parë më 76 pikë e ndjekur nga Real Madrid me 74 dhe Barcelona me 71, e cila ka dhe një ndeshje për të luajtur. (A2 Televizion)