Real Madrid, rikthehet Casillas! Por, Courtois mund të rrijë i qetë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 13:15 | Futboll
Real Madrid, rikthehet Casillas! Por, Courtois mund të rrijë i

Rikthehet Iker Casillas në Madrid, por belgu Thibaut Courtois nuk duhet të shqetësohet, për momentin. Miti i portës të “Los Blacos” pas mbylljes së karrierës me Porton, me të cilin ka fituar 2 kampionate, rikthehet në vendin që e bëri të famshëm, por me një rol tjetër.

Vetë klubi spanjoll ka zyrtarizuar emërimin e Casillas si zëvendësi i CEO-s së Fondacionit që përmbledh edhe ekipin legjendar, me të cilin Casillas ka luajtur në 725 ndeshje, duke fituar, ndër të tjerat, 3 Champions League, 5 kampionate dhe 3 Botërorë për Klube.

“Jam krenar që po rikthehem në shtëpi, do përballem me sfidën e re me gjithë entuziazmin e mundshëm”, deklaroi ish-portieri, që në 2015 kishte lënë Madridin për Portugalinë jo pa polemika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos