Chelsea fiton derbin e Londrës, ngjitet i pesti

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 22:55 | Futboll
Chelsea fiton derbin e Londrës, ngjitet i pesti

Chelsea ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj West Ham në atë që mund të cilësohet si derbi i vogël i Londrës.

Skuadra e Lampard arriti të kalojë në avantazh që në minutën e 10 të ndeshjes falë një goditje me kokë nga Tiago Silva, i ardhur te blutë e Londrës në merkaton e verës. Ky gol bëri që ndeshja të bëhej më e lehtë për Chelsea, i cili më pas shënoi edhe dy herë të tjera me Abraham në fundin e takimit.

Me këtë fitore “Blutë” ngjiten në vendin e 5 në renditje me 25 pikë të grumbulluara pas 14 javësh të luajtura deri tani në Premier League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos