
Lille arriti të ndalë Paris Saint Germain në atë që mund të konsiderohej përballja më e fortë e javës së 16-të në Francë.
Në fushën e saj, Lille mbajti portën të paprekur, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim pa gola.
Me pikën e fituar, vendasit jo vetëm që mbajnë kampionët e Francës pas, por marrin edhe kryesimin e renditjes, me pikë të barabarta me Lyon.
PSG ndërkohë nuk do të ketë në dispozicion yllin e skuadrës Neymar deri në fund të këtij viti, pas dëmtimit të pësuar 2 javë më parë. (A2 Televizion)