Punëtori i fushës humbet jetën pas ndeshjes në Francë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 19:14 | Futboll

Një tragjedi e rëndë dhe e pakonceptueshme ka ndodhur në Francë, duke tronditur javën e 16-të të elitës së futbollit në këtë vend.

Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Lorient dhe Rennes, një prej punëtorëve të fushës u godit në mënyrë fatale nga reflektorët që përdoren për ngrohjen e tapetit.

Impianti ra mbi 38-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve dhe zjarrfikësve nuk shërbeu për të evituar tragjedinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos