Viti i dytë në Serie A, Kumbulla: Titulli do të ishte mrekulli me Romën

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 20:58 | Futboll
Viti i dytë në Serie A, Kumbulla: Titulli do të ishte mrekulli me

Marash Kumbulla ishte zbulimi i sezonit të kaluar me skuadrën e Veronës, ndërsa këtë sezon me bluzën e Romës, mbrojtësi shqiptar po konfirmohet në futbollin italian, ndërsa është në garë edhe për trofeun edhe pse  në ndeshjen e fundit dështoi ndaj Atalantës.

Kumbulla foli pas ndeshjes, duke analizuar humbjen. “Në pjesën e dytë, ne ramë shumë. E patëm shumë të vështirë, sepse kishim një ekip të fortë përballë. Duhet të ringrihemi shpejt, por nëse vazhdojmë të shohim prapa, nuk do të përmirësohemi kurrë. I marrim parasysh gabimet që kemi bërë dhe përpiqemi të mos i përsërisim. Kundër Juventusit dhe Milanit, edhe pse barazuam, vërtetuam se mund të luajmë kundër të gjithëve”.

Më tej, mbrojtësi nuk e përjashtoi edhe mundësinë e fitimit të titullit që në vitin e dytë në elitën e futbollit italian. “Puna sigurisht që është e ndryshme nga viti i kaluar. Kam mësuar shumë falë lojtarëve të kalibrit si Smalling, Mancini, Ibañez. Ndihem shumë më mirë sesa në momentin e parë kur mbërrita në Romë. Titulli kampion? Do të ishte e mrekullueshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos