All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Real Madrid zyrtarizon trajnerin e ri

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 18:46 | Futboll
All - Paragraf - 1

Real Madrid ka zyrtarizuar Carlo Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit, i cili zëvendëson Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve.

Sipas “AS”, klubi spanjoll kishte nisur prej një jave kontaktet me trajnerin italian, i cili ka fituar një Champions League me Realin në sezonin 2013-2014.

All - Paragraf - 3

Vetë Ancelotti i kishte shprehur Evertonit dëshirën për t’u larguar dhe për t'u kthyer në kryeqytetin spanjoll.

Kandidatët për pankinën e Realit ishin Mauricio Pochettino, Raul Gonzalez dhe Antonio Conte, por dyshimet që kishin drejtuesit mbi këto emra, bënë që të përshpejtohej negociata me Carlo Ancelotti, i cili ka fituar edhe dy Champions League me Milanin (2002-2003 dhe 2006-2007). (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos