Real me ofertë të re për Neymar, 120 milionë euro dhe kartonin e një lojtari

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 18:23 | Futboll
Real me ofertë të re për Neymar, 120 milionë euro dhe

Real Madrid është ngjitur në podin e klubeve që kërkojnë të kenë shërbimet e brazilianit Neymar për sezonin e ri futbollistik.

O’Ney nuk është i lumtur në Paris dhe pas këtij lajmi shumë klube evropiane kanë nisur ofertat për të bindur drejtuesit e PSG pasi duhet thënë se lojtari i kombëtares braziliane ka një çmim të lartë në merkato. Mes klubeve që janë futur në këtë garë janë Barcelona, Juventus dhe Real Madrid.

Nga Franca vjen dhe e reja më e fundit, sipas të përditshmes Le10 Sport, Real Madridi ka ofruar 120 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez për të mbërritur te Neymar. PSG ka kthyer përgjigje negative për këtë orfertë, pasi preferon që në negociata të përfshihet Isco. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos