Reali fiton me vuajtje ndaj Levantes

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 15:09 | Futboll
Reali fiton me vuajtje ndaj Levantes

Reali i Madridit luajti vetëm një pjesë loje në “Santiago Bernabeu” ndaj Levantes dhe arriti me vuajtje fitoren e parë në shtëpi, me rezultatin 3-2.

Në pjesën e parë, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane shënoi tri herë me Benzema (20’ dhe 31’) dhe Casemiro (40’), por në pjesën e dytë treguan dobësi në fazën mbrojtëse duke pësuar dy gola dhe duke rrezikuar të pësonin edhe të tretin, por Courtois arriti të shmangte “tragjedinë” në minutën e 91.

Mayora shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes madrilene në fillim të pjesës së dytë, duke ngushtuar diferencën në 3-1, ndërsa Melero hapi ndeshjen në të 75-ën, për të bërë edhe më emocionuese sfidën në fundin e saj. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Z-pvzgtag8k

A2 CNN Livestream

Latest Videos