Telashe pa fund për Bayern Munchen, policia “troket” në zyrat e klubit dhe “Allianz Arena”

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 16:42 | Futboll
Telashe pa fund për Bayern Munchen, policia “troket” në

Bayern Munchen duket se nuk po gjen paqe, pas momentit të vështirë që po kalon jo vetëm në kampionat, por edhe jashtë saj.

Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, tashmë rrezikojnë edhe kampionatin ndërkohë që së fundmi, një tjetër problem ka “trokitur” në dyert e klubit bavarez.

Vizita e paprityr erdhi pasi në Gjermani e dinë mjaft mirë se, oligarku Alischer Usmanov është një mik i Presidentit të nderit, Uli Hoeness dhe marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë.

Kjo ka bërë që të ketë dyshime që Usmanov të ketë lëvizur paratë e tij, në mënyrë që të shmangë taksat që duhet të paguajë.

Sipas mediave gjermane, dyshimet vijnë edhe për shkak se klubi bavarez i ka dhuruar shpesh herë bileta për të ndjekur ndeshjet falas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos