Reali ofron 100 milionë euro plus 3 yje të skuadrës për Neymar, PSG refuzon

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 08:23 | Futboll
Reali ofron 100 milionë euro plus 3 yje të skuadrës për

Real Madrid është i vendosur për të blerë brazilianin Neymar nga PSG, por klubi francez gjithashtu është i vendosur që ta mbajë sulmuesin e tij.

Sipas “L’Equipe”, PSG ka refuzuar 100 milionë euro plus Bale, James dhe Keylor Navas për Neymarin.

Reali nuk është i vetmi ekip i interesuar për brazilianin. Më parë, PSG ka refuzuar oferta edhe nga Barcelona dhe Juventusi.

Bardhezinjtë ishin të gatshëm të jepnin argjentinasin Dybala dhe 100 milionë euro, ndërsa katalanasit kanë ofruar huazim 2-vjeçar me detyrim blerjeje pas sezonit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos