
Në futboll është e rëndësishme të jesh gjithmonë i përqendruar, dhe mos të marrësh si të mirëqenë asgjë. Video më poshtë e tregon më së miri këtë ligj të pashkruar.
Luhet ndeshja PSV Eindhoven kundër AZ Alkmaar në Holandë, për kategorinë Under 12.
Gjuan lojtari i AZ, dhe topi godet traun, duke u ngritur në qiell nga forca. Dëshpërim të vogëlushët e AZ, ndërkohë që ato të PSV turren drejt portierit për të festuar. Gabim i madh, sepse në mënyre të pabesueshme topi rikthehet drejt portës. (A2 Televizion)