Reali rikthehet te fitorja, Barcelona mbetet +5

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 23:22 | Futboll
Reali rikthehet te fitorja, Barcelona mbetet +5

Pas barazimit pa gola me Sociedad, Reali i Madridit u rikthye te fitorja në La Liga, duke mundur këtë të enjte 2-0 Valencian.

Kampionët në fuqi të Spanjës triumfuan 2-0 me gola të realizuar nga Marco Asensio dhe nga Vinicius Junior, ndërsa dominuan thuajse totalisht takimin.

Ndërkohë, Valencia, edhe pse largoi Gattuson nga drejtimi, sërish nuk mundi të reagonte e drejtuar nga trajneri i ri Voro.

Me këtë fitore, Reali shkoi në kuotën e 45 pikëve, 5 më pak se Barcelona kryesuese. Në anën tjetër. Valencia ndodhet në një situatë të vështirë pas 19 ndeshjeve të para, ku ka arritur të grumbullojë 20 pikë dhe ndodhet vetëm një pikë larg zonës që të zbret një kategori më poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos