
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar kombit me një mesazh pas nisjes së revoltës ushtarake nga grupi Wagner.
Putin thotë në fjalimin e tij se si president dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë ai “do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin”.
“Ata që kanë organizuar një rebelim të armatosur do të mbajnë përgjegjësi. Atyre që janë përfshirë në të, ju bëj thirrje që të ndalojnë veprimet e tyre kriminale.
Të gjithë ata që shkuan në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi. Forcave të armatosura u janë dhënë urdhrat e nevojshëm.
Ajo që ne po përballemi tani është tradhti. Interesat personale kanë çuar në tradhtinë e vendit tonë dhe kauzës që forcat tona të armatosura po luftojnë”. (A2 Televizion)
Mesazhi i Putin drejtuar kombit