“Rebelimi i zhdukjes”, nis nga Londra fushata kundër ndryshimeve klimatike

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 14:09 | Bota
“Rebelimi i zhdukjes”, nis nga Londra fushata kundër

Këngëtarja Ellie Goulding, aktorja Imelda Staunton dhe modelja Daisy Lowe, janë mes personaliteteve që shfaqen në videon, pjesë e fushatës së titulluar “Rebelimi i zhdukjes”, ku u kërkohet qeverive të bëjnë më shumë kundër ndryshimeve klimatike.

“Rebelimi i zhdukjes” nisi si fushatë një vit më parë në Londër, duke frymëzuar protesta në mbarë botën, duke kërkuar reduktime të emetimeve të karbonit dhe rimëkëmbjen e ekosistemit. Video e re, e publikuar këtë të diel, është krijuar në bashkëpunim me regjisorin Richard Curtis.

Në të shfaqen personazhe të famshëm të ekranit dhe jetës publike në Britani, nga mosha 8 deri në 80 teksa përcjellin mesazhin e masakrës që po i bëhet pyjeve dhe oqeaneve në mbarë botën, që gjithnjë e më shumë po rrezikojnë zhdukjen e specieve të rralla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos