Referendum i dytë për Brexit, ministri: Nuk bëhet, do të ishte përçarës

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 13:55 | Bota
Referendum i dytë për Brexit, ministri: Nuk bëhet, do të

Referendum i dytë për Brexit, ministri britanik: Nuk bëhet, do të ishte përçarës

Me shumë gjasa, nuk do të ketë një referendum të ri për t´u shprehur mbi Brexit. Pas ngërçit të shkaktuar nga mosmarrëveshjet midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për largimin e kësaj të fundit, analistë të ndryshëm kanë propozuar votimin e një referendumi të dytë për Brexit.

Por kjo hipotezë u mohua sot nga një nga anëtarët e ekzekutivit britanik, ministri i Arsimit Damian Hinds.

https://a2news.com/2018/12/10/gjykata-evropiane-ka-vendosur-britania-mund-te-votoje-per-te-mbetur-ne-be/

Sipas tij, “një referendum i dytë do të ishte përçarës. E kemi patur votimin e popullit dhe tani na duhet ta vëmë në praktikë”, dhe shtoi që marrëveshja e kryeministres May ishte “e balancuar” dhe që duhej mbështetur nga ligjvënësit.

Një javë më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që Britania e Madhe mund të tërhiqet nga procesi i daljes nga Bashkimi Evropian, edhe pa lejen e 27 anëtarëve të tjerë.

Sipas Gjykatës, vendimi për të mbetur në BE duhet gjithsesi të kalojë nga një “proces demokratik”, pra nga votimi në Parlament ose, siç mendojnë disa, nga një referendum të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos