Të paktën 28 persona raportohen të plagosur si pasojë e aksidentit të një tramvaji në Lisbonë të Portugalisë. Nga raportimet e mediave portugeze thuhet se mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë.
Një dëshmitar ka thënë për një media portugeze se tramvaji duket se nuk “arrinte të ndalonte”. Megjithatë është ende herët për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Një numër i madh makinash policie, ambulanca, por edhe zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke u ardhur në ndihmë personave të lënduar.
Disa prej personave të plagosur kanë marrë plagë të rëndë dhe janë në kujdesin intensiv të mjekëve. (A2 Televizion)