Referendumi në Itali, mbi 46,4 milionë qytetarë votojnë mbi reduktimin e Senatit

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 18:03 | Bota
Referendumi në Itali, mbi 46,4 milionë qytetarë votojnë mbi

Mbi 46 milionë e 400 mijë italianë kanë të drejtën e votës sot në referendumin popullor që po mbahet. Nëse shumica thotë, ''po'', numri i anëtarëve të Senatit reduktohet në 600 nga 945 që janë tani.

Kjo është një mënyrë për të lehtësuar me tej xhepat e italianëve, tha Luigi di Maio i lëvizjes ''5 yjet,'' me taksat e të cilëve paguhen një numër i madh përfaqësuesish. Partia Demokratike, fillimisht kundër, pas koalicionit qeveritar është pozicionuar me “5 stelle”, ashtu si Lega dhe Fratelli d’Italia.  

Një pjesë e Partisë Demokratike, gjithsesi, me liderë historikë si Romano Prodi dhe Walter Veltroni, kanë dalë hapur kundër referendumit, ndërkohë që Forza Italia e Silvio Berlusconit nuk është shprehur, por ndan bindjen se kjo do të përkthehet në më pak shërbime dhe vëmendje ndaj qytetarëve.

Sallat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 23 për të vazhduar edhe gjatë ditës së hënë. "Çdo votë është shprehje e një pjesëmarrjeje demokratike'', tha kryeministri Giuseppe Conte, pas votimit, duke shtuar se ''gjithnjë duhet të ketë një ndërgjegjësim për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos