All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Misteri i vendit me pak maska, shumë festa dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 08:57 | Bota
Misteri i vendit me pak maska, shumë festa dhe asnjë viktimë nga
All - Paragraf - 1

Ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, me shifrat e rasteve të reja që po rriten çdo ditë e më shumë në të gjitha vendet, ka një shtet që ende nuk ka pasur viktima nga pandemia Covid-19.

Bëhet fjalë për Gjibraltarin, fqinjin e Spanjës që sot për sot është vendi evropian më i goditur nga koronavirusi. Në Gjibraltar ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 0 viktima, pavarësisht se masat kanë qenë shumë më të lehta.

All - Paragraf - 3

Gjibraltari është vend i vogël me rreth 33 000 banorë, por nëse analizohen të dhënat për 100 000 banorë, sërish është më mirë sesa Spanja.

Në këtë shtet përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në vende publike të mbyllura, ndërsa këshillohen personat mbi 70 vjeç që të mos dalin nga banesat, pasi çdo shërbim do t’u vijë në shtëpi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos