Cenohen bisedimet e paqes, sulm ajror mbi bazat e talebanëve, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 19:44 | Bota
Cenohen bisedimet e paqes, sulm ajror mbi bazat e talebanëve, dhjetëra

12 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e 2 sulmeve ajrore të avionëve të ushtrisë pranë një baze të talebanëve në provincën e Kunduzit në Afganistan.

Sulmet ajrore vijnë në një moment kur forcat qeveritare dhe militantët talebanë kanë nisur bisedimet për paqe për t’i dhënë fund konfliktit dhjetëra vjeçar.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se sulmet ishin të suksesshme dhe se 40 militantë talebanë u vranë, por pa përmendur fatalitetet mes civilëve. Ndërkohë një hetim ka nisur për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos