Referendumi serb, gjendet zgjidhja alternativë ku do votojnë serbët e Kosovës

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 10:03 | Kosova
Referendumi serb, gjendet zgjidhja alternativë ku do votojnë

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi mori një vendim të ri për çështjen se ku do të votojnë serbët e Kosovës për referendumin për ndryshimet kushtetuese, pasi parlamenti në Prishtinë vendosi me anë të një rezolute të mos lejojë organizimin e këtij procesi në territorin e vendit.

Kështu, me urgjencë, KQZ në Serbi vendosi që serbët nga Kosova mund të votojnë për këtë referendum në komunat jugore të Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë, të cilat nuk ndodhen shumë larg kufirit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thirri mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit, një ditë pasi bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e parlamentit, Glauk Konjufca, refuzuan thirrjet e diplomatëve perëndimorë për të lejuar mbajtjen e referendumit edhe në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Me 76 vota parlamenti miratoi një rezolutë sipas së cilës mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos