Reflektim pas një viti, rusët: Lufta është e keqe, por nuk kishim alternativë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 16:06 | Bota
Reflektim pas një viti, rusët: Lufta është e keqe, por nuk

Banorët në Moskë shpresojnë që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të përfundojë sa më parë. Duke reflektuar se sa i tmerrshëm është ky konflikt, shumica shprehen se presin fitoren e Rusisë.

“Pritshmëritë e mia? Dëshiroj që të marrë fund sa më parë. Sigurisht presim që të fitojmë në operacionin special ushtarak. E gjithë bota është kundër nesh. Vendet e NATO-s po luftojnë përmes Ukrainës, po i armatosin nazistët. Shpresojmë që të fitojmë këtë vit”, thotë Yevgeny, banor në Moskë.

“Nuk dua të flas për këtë. Jam shumë e trishtuar. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, shprehet Yekaterina, një tjetër banore e kryeqytetit rus.

“Lufta është e keqe, sigurisht. Ky vit ka treguar se asnjë vendim tjetër nuk ishte I mundur dhe se ne po mbrojmë pavarësinë, lirinë tonë, shansin për të patur një të ardhme. Prandaj, ne shpresojmë për fitore”, thotë Marina.

“Dëshiroj vërtetë paqe dhe që e gjithë kjo të marrë fund sa më parë që të jetë e mundur. Ka shumë viktima”, shprehet Vera, banore e Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos