
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, vijoi takimet në kuadër të zbatimit të reformës në Drejtësisë.
Përfaqësuesi i Brukselit priti në zyrën e tij kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, që e njohu me ecurinë e fazës finale të përzgjedhjes së kandidaturave për Strukturën e Posaçme anti-korrupsion.
“Është thelbësore – shkruan ambasadori Soreca në Twitter – që SPAK të jetë funksional sa më shpejt të jetë e mundur, për të përforcuar edhe më shumë aftësinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
HPC Chair #GentIbrahimi updated me today on final stages of Council’s work on selection of candidates for #SPAK in the context of #justicereform.
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) June 25, 2019
It is crucial that SPAK is operational as soon as possible, to further enhance ability of??to fight #corruption and #organisedcrime. pic.twitter.com/pfTukkZ922
Një ditë më parë, Soreca priti në takim edhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani, duke kërkuar që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese. (A2 Televizion)