Reforma territoriale, Çupi: PS paragjykoi punën e komisionit

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 20:28 | Politikë
Reforma territoriale, Çupi: PS paragjykoi punën e komisionit

Dita e sotme nisi me një agjendë të dedikuar për reformën territoriale nga njëra palë e Partisë Demokratike. Dhurata Çupi, bashkëkryetarja demokrate e komisionit parlamentar, depozitoi zyrtarisht projektligjin për shtimin e 33 bashkive (në total 94, nga 61 që janë aktualisht) dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone.

Çupi ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Debat nga Alba Alishani nga ku u shpreh se Socialistët e paragjykuan punën e komisionit të ngritur nga Kuvendi.

“Socialistët e paragjykuan punën e komisionit të ngritur nga Kuvendi për t’i dhënë vendit një reformë territoriale të gjithë pranuar.

U kuptua që komisioni do të dilte me dy qëndrime. Ne i qëndruam afatit të 30 shtatorit. Ne e kishim produktin gati, bazuar në eksperiencën tonë dhe e depozituam”, tha Alishani.

“Parakushte që një reformë të jetë e suksesshme është që të jetë e pranuar nga qytetarët shqiptarë dhe kjo reformë nuk është e pranuar. Ka 8 vjet që kjo reformë prodhon dështim. Të jemi seriozë, është një reformë e dështuar. Fakti që u ngrit komisioni tregon se kishte nevojë për t’i dhënë një reformë të re qytetarëve”, tha më tej Çupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos