Data e zgjedhjeve, Alibeaj pas takimit me Presidentin: Të mbahen një orë e më parë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 19:39 | Politikë
Data e zgjedhjeve, Alibeaj pas takimit me Presidentin: Të mbahen një

Kreu i grupit Parlamentar, Enkeljed Alibeaj, i ka kërkuar presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të caktojë një datë më të hershme për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se Presidenca duhet t’i japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre.

“Në një takim të gjatë me presidentin, diskutuam disa çështje njëra ka lidhje me zgjedhjet lokale të pritshme dhe çështja kryesore është data e zgjedhjeve. Ajo se çfarë i shpjegova presidentit të Republikës është që përsa i përket datës se kur zgjedhjet do të mbahen që është mes 15prill -15 majit, i sugjerova që do të duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Presidenca duhet t’i japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre. Qëndrimi ynë është një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Shqiptarët kërkojnë të shprehin masivisht vullnetin e tyre

Alibeaj njoftoi se i kërkoi gjithashtu presidentit që të mos bëhet pengesë për reformën territoriale.

“Në momentin se kur presidenti do të flasë për të caktuar datën e zgjedhjeve i kërkova që të mos bëhet pengesë për miratimin e reformës territoriale. Kuvendi ka vendosur zgjatjen e afatit deri më 21 tetor. I kërkova të mund të shprehej në një moment pas kësaj date për të mos u bërë pengesë apo për të mos krijuar keqkuptime. Ne jemi në angazhim për reformën territoriale”.

I pyetur se dje presidenti ka thirrur edhe Oerd Bylykbashin, Alibeaj u përgjigj: Unë jam thirrur në ushtruesin e detyrës së Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos