Reforma territoriale, Haxhimali: Ideale të kishim 3 rajone, Shutina: Mos të investohet, nëse bëhet për qëllime elektorale

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 20:38 | Politikë
Reforma territoriale, Haxhimali: Ideale të kishim 3 rajone, Shutina: Mos

Por si i shohin ekspertët propozimet e opozitës për reformën territoriale? Për drejtorin ekzekutiv të Co-plan Dritan Shutina, nuk duhet të harxhohen burime njerëzore, apo të investohet në këtë proces nëse duhet kompromisi i shërben vetëm spektrit elektoral.

“Dakordësia politike të mundësojë një qasje ku diskutimi për reformën administrativo-territoriale të merret në tërësinë e tij, duke marrë të gjitha nivelet e qeverisjes, duke diskutuar për funksionet, kompetencat dhe të mbyllet njëherë e mirë edhe diskutimi sa i takon nivelit të dytë të qeverisjes dhe në këtë këndvështrim, nëse do të kishte dakordësi politike kjo do të ishte një mundësi për ta diskutuar në tërë spektrin e vet. Nëse diskutimi ngelet te korrigjime të mundshme për përfaqësimin apo jo të komuniteteve të caktuara, sesi përkthehen në mandate, le të jetë një diskutim i pastër politik, por nuk ka nevojë të harxhohen burime, apo të investohen në këtë proces nëse do të limtiohen vetëm te kjo gjë”.

Për kryetarin e Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali së pari duhet të ëprcaktohet qartë se ç’masë duhet të jetë decentralizmi dhe sa autonomi financiare dhe politike duhet të ketë pushteti vendor. Sipas tij ideale do të ishte të kishim 3 rajone dhe maksimumi 90 bashki.

“Të përcaktojnë misionin sesi e duan qeverisjen vendore me një nivel me bashki apo nivel qarku. Të përcaktojnë qartë se ç’masë decentralizmi  duhet të dnryshojnë për pushtetin vendor, sa autonomi financiare dhe politike duhet t ‘i japin pushtetit vendor. Në rastin më të mirë të shkojnë për 6 rajone, apo më ideale për mua për 3 rajone dhe të kemi jo më shumë se 90 bashki në Shqipëri dhe asnjë njësi administrative”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos