Reforma territoriale, Xhafaj: Ishte domosdoshmëri, dora e shtrirë ndaj opozitës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 20:28 | Politikë
Reforma territoriale, Xhafaj: Ishte domosdoshmëri, dora e shtrirë ndaj

Reforma territoriale ishte domosdoshmëri, por dora e shtrirë e PS-së ndaj opozitës mbetet ofertë e hapur. Kështu u shpreh në studion e “Debat me Alba Alishani”, deputeti socialist Etjen Xhafaj, sipas të cilit edhe pse e konsideron këtë reformë të suksesshme, thekson se ka nevojë të rishikohet në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Reforma territoriale ishte konsolidim i pushtetit lokal, 366 njësi lokale të shpërndara në të gjithë Shqipërinë që nuk kishin mundësi as të ekzistonin. Ishte reformë e domosdoshme dhe si çdo reformë tjetër ka nevojë të rishikohet dhe riparë sesa shërbimet po funksionojë dhe sa qytetarë po marrin atë për të cilën po paguajnë taksat. PS është e hapur për ta diskutuar dhe vlerësuar. Besojmë fort që ka qenë e domosdoshme, do të ketë nevojë për rishikim të funksionalitetit të saj. Unë nuk e paragjykoj qëllimin e PD për ta risjellë në tryezë. Dora e shtrirë e kryeministrit që është edhe e PS mbetet ofertë e hapur. Nuk kemi asnjë çështje që është tabu dhe duhet të biem dakord mbi parimet. Në asnjë moment të reformës nuk ka patur diskutim reforma nuk është bërë për të kufizuar shërbimet ndaj qytetarëve, por për të patur një piramidë funksionale të pushtetit lokal që të mblidhte në bazë më të gjerë taksat. Ka qenë reformë e suksesshme. Jemi të hapur për të diskutuar të gjitha temat. Është reformë thelbësore, jemi gati të marrim parasysh qëndrimet e opozitës për ta bërë sa më funksionale”.

Por reforma territoriale është edhe domosdoshëmri për ta rishikuar, shprehet deputeti socialsit Etjen Xhafaj. Ai thotë se ka nevojë për dy nivele i bashkisë dhe rajoneve, në mënyrë që interesat e qytetarëve të mos varen vetëm nga bashkitë. Sipas tij është i nëvojshmë një nivel tjetër organizimi.

“Ndarja e rajoneve është domosdoshmëri për ta riparë. Ka nevojë për dy nivele; i pari i bashkisë dhe i dyti i rajoneve që mundëson bashkërendim të rajoneve dhe interesave qytetare që mos varet vetëm nga aftësia ekonomike e një bashkie. Shembulli më i mirë është aksi Tiranë-Durrës. Domosdoshmëria është që rajoni të përfaqësojë ato interesa. Kjo dorë e shtrirë është për t’ u ulur dhe diskutuar këto tema. Ne kemi nevojë edhe për nivel tjetër organizimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos