
Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale nisi punën me mbledhjen e parë të konstituimit, ku bashkëkryetarja demokrate, Dhurata Çupi tregoi çfarë duhet shmangur, për të mos përsëritur problemet e reformës së vitit 2014, të cilën e quan të dështuar.
Në vitin 2014, kur u miratua Reforma Territoriale-Administrative, nuk u mbajtën parasysh dy parakushte për suksesin e saj: moskonsultimi me qytetarët, pra ishte një reformë e pakonsultuar dhe pa vullnetin e qytetarëve dhe parakushti tjetër, pa konsensusin e opozitës. Dhe si çdo reformë që ka gjasa të dështojë, ne sot jemi para këtij fakti që ligjvënësi na jep detyrë për t’iu rikthyer reformës. Përveç dy parakushteve politike, ju e dini synimet e reformës. Çfarë synohej në propagandën e vitit 2014 dhe ku jemi sot”, tha Çupi.
Socialistët ishin të vetëdijshëm se reforma e 2014 ka nevojë për përmirësim, por bashkëdrejtuesja nga radhët e PS Anila Denaj u kujdes të tregonte para komisionit frytet e kësaj reforme.
“Reforma e 2014-ës është e konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit, por në rang të përgjitshëm ka ndikuar në rritjen e eficencës së njësive të qeverisjes vendore në gjykimin tonë, por ndyshimet kanë nevojë për t’u parë e diskutuar”.
Komisoni vendosi që java e ardhshme të jetë afati për të hartuar kalendarin e punës, por kjo u kundërshtua nga Xhelal Mziu.
“Kjo reformë i ka filluar efektet e saj që në shkurt, nuk jemi në situatë normale, na kufizon kohë për zgjedhjet e 2023. Nuk besoj që atë që mund ta bëjë tani ta delegojmë për javën tjetër. S’jemi vetëm për shoë këtu”.
Edhe pse ishin demokratët që kërkuan ngritjen e këtij komisionit, mungesat në këtë mbledhje erdhën vetëm nga ata. Zef Hila, Merita Bakiu dhe aleati i PD Vangjel Dule nuk ishin të pranishëm. (A2 Televizion)