Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë mashtrim.
“Kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi, shkruan A2 CNN.
Kryeprokurori ka thënë se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”.
Por kryeprokurori nuk ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”, raporton A2 CNN.
“Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike të bërë nga një person anonim, me zë mashkulli, në gjuhën angleze, me një akcent të shteteve jo mike”, ka thënë mes të tjerash Gashi,
“Këto janë informatat që i kemi, do të informoheni më tej për detaje të tjera”, ka përfunduar Gashi, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)