Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, ai nuk zbuloi se kujt i është dërguar mesazhi, duke thënë se këto informata i ka policia, shkruan A2 CNN.
“Njoftimin neve si administratë na ka dhënë policia për t’i liruar hapësirat, ndërsa njoftimet e tjera, policia i ka të dhënat, ne nuk i kemi të dhënat. Nuk mund të konfirmoj apo mohoj diçka që nuk e dimë saktë kush është njoftuar.
Loshi tha se mesazhi ishte i shkruar në gjuhën angleze dhe se aty u tha se një bombë është e vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe se ajo do të shpërthejë brenda 10 minutave..
Sipas njoftimit që është dhënë nga policia në sallën plenare kur është kërkuar evakuimi i menjëhershëm, është kërkuar që të bëhet evakuimi për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrë dhe ka thënë se një bombë është vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutave”, tha Loshi.
Gjithashtu, Loshi njoftoi se vazhdimi i seancës së sotme është shtyrë për në orën 20:00, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)