PD: Rama duhet të merret si i pandehur për foton me Obamën

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 14:30 | Politikë
PD: Rama duhet të merret si i pandehur për foton me Obamën

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur akuzave nga ana e socialistëve për lobim në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar marrjen e Kryeministrit Edi Rama si të pandehur për fotografinë e tij me ish-Presidentin Barack Obama.

“Të gjithë e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh”, tha ish-deputeti Enkelejd Alibeaj. “Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasit amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan William Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane. Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh: Bilal Shehu, William Argeros, Edi Rama. Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin”.

Alibeaj tha se tani është radha e Ramës të merret si i pandehur. “Shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos