Reforma zgjedhore, PPE: Ndryshimet e njëanshme, kundër vendimit të KE për negociatat

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 20:08 | Politikë
Reforma zgjedhore, PPE: Ndryshimet e njëanshme, kundër vendimit

Partitë Popullore Europiane iu bënë thirrje palëve politike në Shqipëri që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Sipas PPE, ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohet siç ishte rënë dakord.

Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar”, thuhet në njoftimin e PPE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos