Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, në një reagim në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e miratimit të Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
“Të gjitha palët duhet të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë shpejt një marrëveshje”, thotë Isabel Santos, deputete e grupit të Partive Socialiste Europiane në Parlamentin Europian. “Reformat nuk janë vetëm të domosdoshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por janë edhe të rëndësishme për popullin e Shqipërisë”. (A2 Televizion)