Reforma Zgjedhore, SHBA thërret grupin negociator

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 12:45 | Politikë
Reforma Zgjedhore, SHBA thërret grupin negociator

Vijojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për të finalizuar me konsensus reformën zgjedhore. Burime për A2 konfirmojnë se negociatat vazhdojnë prej mbrëmjes së djeshme, ku janë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane, në përgjigje të interesit të A2, konfirmoi se ambasadorja Yuri Kim ka thërritur në takim ekipin negociator dhe ambasadorët e BE-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe një përfaqësues i OSBE-së.

“Ambasadorja ka thirrur një mbledhje me të 4 aktorët e Këshillit Politik, OSBE, BE, dhe Britaninë e Madhe, për të ofruar një vlerësim të dorës së parë për negociatat dhe të sigurojë që reforma të përmbyllet, në përputhje me rekomandimet e ODIHR”, thotë zyra e shtypit e ambasadës amerikane.

Mësohet se takimi ka përfunduar rreth orës 14:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/02/reforma-zgjedhore-rama-me-vjen-keq-qe-ne-2020-n-te-kete-akoma-ambasadore-per-marreveshje/
https://a2news.com/2020/06/01/kodi-i-ri-zgjedhor-tryeza-deshtoi-tani-e-kane-radhen-nderkombetaret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos