Ekspertët e çështjeve zgjedhore dhe kushtetuese i paraqitën këtë të mërkurë deputetëve opinionin e tyre për ndryshimet kushtetuese. Ilir Rusmali, kryetari i komisionit të ligjeve për shumë vite, si dhe njeriu i Partisë Demokratike në shumë reforma zgjedhore, përkrah idenë e heqjes së koalicioneve. Sipas tij sistemi nuk duhet hequr nga kushtetuta dhe listat e hapura kanë disa efekte negative. (A2 Televizion)
Reforma zgjedhore, Rusmali: Jo koalicione, sistemi në Kushtetutë
