
Për analistin Dritan Shano, opozita duhet të ndryshojë diskurin e saj dhe të ofrojë një alternativë të re për të bindur shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Shanos, diskutimet politike në anën e opozitës sillen ende përqark dy emrave. Ai shtoi se një gjë e tillë po e çon Ramën lehtësisht drejt mandatit të katërt.
“Basha nuk i dëgjon këshillat e mia. Një kryetar që humb zgjedhjet largohet dhe kjo duhet të kishte ndodhur më 26 prill. Gjërat që kanë ndodhur tashmë ishin të pritshme. Diskursi politik tek ne sillet rreth dy emrave. Politikanët duhet të ndërrohen shumë shpesh. Siç e shoh unë Rama po shkon lehtë drejt mandatit të katërt. Nëse do të shoh nesër një dialog tjetër të opozitës me shqiptarët, të dalë nga diskutimi kush është njëri dhe kusht është tjetri, mund të ndryshoj dhe unë mendim. Askush nuk dyshonte se Berisha ishte më i rëndësishëm se Basha në PD. Pse duhet të zhbëhet opozita për të marrë vesh këtë gjë. Vendit i duhet opozitë”, tha Shano në Absolut 4. (A2 Televizion)