Krasniqi: Koha për ndryshim brezash në PD, dy figurat kryesore s’kanë projekt për bashkim

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 21:34 | Politikë
Krasniqi: Koha për ndryshim brezash në PD, dy figurat kryesore

Studiuesi Afrim Krasniqi ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Absolut 4 në A2 CNN nga ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Krasniqi u shpreh se është koha për ndryshim brezash në PD, ndërsa theksoi se Basha dhe Berisha nuk kanë një projekt konkret që mund të bashkojë opozitën.

https://a2news.com/2022/03/17/perplasjet-ne-pd-shano-rama-po-shkon-lehte-drejt-mandatit-te-katert/

“Basha është shumë i qetë në vendimet e tij edhe pse nuk ka ndonjë vendim. Ai e ka agjendën e qartë. Çështja është se zgjedhjet e 6 marsit duhet të ndryshonin gjithçka te opozita në Shqipëri, duke filluar që nga artikulimi publik. Këto deklarata ekstreme të palëve kundër njëri tjetrit treguan që ishin vetëvrasje. Në thelb, opozita ka humbur nëse i bëjnë bashkë vota e njëri-tjetrit. Është një humbje e madhe e opozitës edhe pse arriti të marrë Shkodrës. Janë dy palë që mendojnë se kanë fituar më shumë nga njëri-tjetri dhe po zihen për zyrën, por ky nuk është problemi më i madh i opozitës.

Problemi më i madh i opozitës është për të pasur opozitë dhe PD të bëhet demokratike. Kjo nuk bëhet as me ikje dhe as me ardhje. Unë mendoj që secili nga dy personat përgjegjës, duke filluar nga dy figurat kryesore, nuk kanë se çfarë t’i japin asaj partie dhe nuk kanë as forcë morale, as politike dhe as projekt konkret që mund të bashkojë opozitën.

Shqipëria dhe PD kanë me dhjetëra djem dhe vajza të reja që kanë përvojë dhe është koha për ndryshim brezash. Është e habitshme të quhet mëkat, kur e tërë bota po ndryshon, ndërsa kjo parti nuk po arrin dot të ndryshojë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/gjoni-eshte-e-trishte-te-shohesh-pd-ne-qe-nuk-arrin-dot-te-krijoje-nje-lider-te-ri/
https://a2news.com/2022/03/17/problemet-mes-nesh-drejt-zgjidhjes-bumci-pd-do-te-kthehet-ne-nje-shtepi-te-madhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos