Komisioni i Rithemelimit, udhëzim i ri për zgjedhjen e strukturave vendore

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 09:35 | Politikë

Komisioni i Rithemelimit ka nxjerrë një udhëzim të ri lidhur me përzgjedhjen e strukturave vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre.

Të gjithë anëtarët e PD-së të cilët do të duan të jenë drejtues të degëve të PD-së, duhet të plotësojnë një formular, në bazë të së cilit do të bëhet përzgjedhja, e më pas votimi i tyre nga anëtarësia.

Ky formular duhet të plotësohet brenda datës 3 prill, ndërsa kryetari i degës do të zgjidhet më 10 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos