Regjisori me famë botërore i beson jetën vaksinës ruse

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 19:32 | Showbiz

Nga vaksinat aktive për koronavirusin, ajo ruse, e quajtur Sputnik V ( ku V nuk do të thotë pesë por pikërisht vaksinë) shihet disi me dyshim, të paktën nga opinioni publik perëndimor.

Disa ekspertë thonë që ajo nuk këshillohet për moshat e mëdha, por nuk  e mendon kështu një nga regjisorët më të njohur amerikanë, i cili deklaroi se vendosi t’i besojë Sputnik V mbrojtjen nga COVID-19.

Bëhet fjalë për Oliver Stone, i cili deklaroi se gjatë një vizite në Rusi në kuadër të xhirimeve të një dokumentari me tema ambientaliste, u injektua me vaksinën ruse.

Oliver Stone dhe Micheal Douglas në sheshin e xhirimit të filmit "Wall Street" (1987)

“Mora dozën e parë disa ditë më parë. Nuk di a do të funksionojë, por jam optimist. Nuk kuptoj pse është i injoruar nga Perëndimi”, deklaroi 74-vjeçari kontrovers i kinematografisë botërore.

Oliver Stone është karakterizuar gjithmonë për filma ku talenti i tij regjisorial është bashkuar me kritikën  e ashpër ndaj sistemit amerikan.

Skenarist i filmir "Scarface", fitues i çmimit Oskar për “Platoon” dhe “I lindur në 4 Korrik”, regjisori i lindur në Nju Jork njihet për filma tashmë mitik si “ Wall Street” “the Doors”, “Natural Born Killers”, “JFK”, ndërkohë që filmi i tij i fundit është “Snowden”, ku tregohet historia e ish-agjentit të CIA që për t’ i shpëtuar arrestimit për akuzën e përhapjes së informacioneve të rezervuara u transferua pikërisht në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos