Regjistrimet në universitete, preferohet teknologjia e informacionit, bie interesi për mësuesinë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 20:04 | Aktualitet
Regjistrimet në universitete, preferohet teknologjia e informacionit, bie

Teknologjia e informacionit po kthehet përherë dhe më shumë në degën më të synuar nga studentët.

Dinamikat e krijuara në tregun e punës, ndikuar edhe nga pandemia, ka bërë që shumë maturantë të shohin teknologjinë si profesionin e së ardhmes.

Teksa mbeten më pak se 48 orë nga përfundimi i fazës së parë, zëvendës-dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Eglantina Kalluçi tregon se “mësuesia” po rezulton si “dega e refuzuar”.

Inxhinieritë, mjekësia dhe ekonomia janë ndër drejtimet e tjera më të pëlqyera nga studentët. Ndryshe nga vitet e shkuara, interesi i maturantëve për t’u regjistruar ka rënë në Universitetin e Sporteve dhe atë Bujqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos