KAS rrëzon Celibashin, PD e Alibeajt mund të regjistrohet në zgjedhjet vendore

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 14:58 | Politikë
KAS rrëzon Celibashin, PD e Alibeajt mund të regjistrohet në

Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne, të firmosur nga nënkryetari. Ky është vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në mbledhjen e sotme, KAS rrëzoi kërkesën e grupimit të Sali Berishës ndërsa kërkesa e grupimit tjetër u pranua pjesërisht.

Kujtojmë se përpara vendimit të sotëm nga KAS, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga grupimi i Alibeajt që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së në KQZ, Lulzim Basha.

Pas vendimit të KAS, Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike nga grupimi i Alibeajt deklaroi për mediat se vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte i pambështetur në ligj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos