Hetimet për McGonigal, Berisha i sheh të dhënat e procesit si fundosje për Ramën

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 13:26 | Politikë
Hetimet për McGonigal, Berisha i sheh të dhënat e procesit si

Çështja McGonigal dhe hetimet për të në SHBA u risollen serish ne kujtese nga Sali Berisha. Sipas tij, nga procesi po dalin te dhena qe do te sjellin fundosjen e kreut te mazhorances

“Ju e morët vesh besoj, se McGonigal është ndërmjetësi i tre fushave të naftës për Gazpromin me Edi Ramën. E morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal. Dhe këtë nuk e deklaron një njeri dosido, por e deklaron ish-presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të tregtisë që ka qenë këtu në atë periudhë. Se si fushat e naftës iu hoqën kompanive amerikane dhe ju dhanë kompanive ruse.

Çdo ditë po dalin të dhëna të cilat e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtare dhe unë shpreh bindjen e plotë se do të ketë të pashmangshëm, fatin e McGonigal”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos