Regjistrohet viktima e parë nga tërmeti në Bosnjë Hercegovinë

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 09:45 | Ballkani
Regjistrohet viktima e parë nga tërmeti në Bosnjë

Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e djeshme Bosnjë Hercegovinën i ka marrë jetën një 27-vjeçareje nga Soltaci. Mediat boshnjake bëjnë të ditur se ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e një shkëmbi që ra në shtëpinë e saj.

Për pasojë edhe prindërit e vajzës janë lënduar dhe ndodhen për trajtim në spital.

Edhe pse nuk ka një shifër të saktë për të lënduarit nga tërmeti, mediat raportojnë se ai mund të jetë i lartë

Tërmeti me magnitudë 5.7 i shkallës Rihterit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. I njëjti tërmet është ndjerë edhe në vendin tonë, në Kosovë, në Kroaci, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi dhe në Itali. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/22/lekundje-termeti-ne-tirane-4/

A2 CNN Livestream

Latest Videos